16 projektet milionëshe që do të financojë BE (Video)

PUBLIKUAR

Ratifikimi i marrëveshjes financiare IPA 2015 do t’i sjellë Kosovës ndihmë e cila mundëson financimin e granteve, asistencë teknike, projekte të binjakëzimit dhe investime infrastrukturore.

Projektet do të jenë të shpërndara për sektorët si demokraci dhe qeverisje që nënkupton lehtësimin e përafrimit me BE-në, lehtësimin e implementimit të prioriteteve politike, përfshirë dialogun Prishtinë-Beograd dhe të tjera.

Kjo marrëveshje është përgatitur nën udhëheqjen e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe paraprakisht pajtuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, me qëllim të financimit të 16 projekteve në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e BE-së dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...