Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 raste të reja me COVID-19, teksa nuk është shënuar asnjë i shëruar.
Gjatë 24 orëshit të fundit nuk raportuar asnjë vdekje, ndërsa numri i rasteve aktive është 67, kurse janë vaksinuar 71 persona.
Që nga fillimi i pandemisë janë vaksinuar 903 mijë e 314 njerëz, ku dozën e dytë e kanë marrë 823 mijë e 493 njerëz ndërsa dozën përforcuese 103 mijë e 17.


