15 herë Benzema, i paarritshëm këtë sezon në Champions

PUBLIKUAR

Karim Benzema la gjurmë edhe mbrëmë në kualifikimin e Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez e realizoi golin e tretë dhe vendimtar të “Los Blancos” ndaj Manchester Cityt në kohën shtesë nga penalltia, të cilën e nxori vetë.

Ish-futbollisti i Lyonit kështu e konfirmoi formën e jashtëzakonshme që po e kalon këtë sezon, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, Benzema arriti në kuotën 15 golave këtë sezon në Champions, një shifër kjo e paarritshme.

Ai ndiqet nga Robert Lewandowski i Bayern Munichut, i cili tashmë është eliminuar nga kjo garë.

I vetmi që mbetet në këtë kompeticion është Mohamed Salah i Liverpoolit, i cili është shumë larg, i ka 8 gola.

Pra, Benzema do të shpallet golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Champions, ndërsa është favorit absolut për ta fituar edhe Topin e Artë, të parin në karrierë. /Gazeta Express/

Shënuesit më të mirë të Championsit

15 gola: Benzema (Real Madrid)

13 gola: Lewandowski (Bayern)

11 gola: Haller (Ajax)

8 gola: Salah (Liverpool)

7 gola: Mahrez (Manchester City)

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...