Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme

PUBLIKUAR

Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme

Policia e Kosovës raporton se, në bazë të informacioneve zyrtare të pranuara nga të gjitha drejtoritë rajonale policore, gjendja në të gjitha rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane në Kosovë vazhdon të jetë e kalueshme, edhe pse në disa prej tyre kalimi është më i vështirësuar dhe kryesisht për mjete të rënda të transportit.

“Në disa rrugë ka prezencë të borës dhe akullit, prandaj duhet pasur kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjetit, sidomos në orët e vona dhe në orët e hershme të mëngjesit”, thotë Policia e Kosovës.

Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi për qarkullim janë kryesisht rrugët ku përfshihen zonat malore, konkretisht rruga Pejë – Kullë ku kalohet me pajisje dimërore, por edhe disa rrugë dytësore, në fshatra të komunave të ndryshme.

Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore në pajtim me ligjin mbi komunikacionin rrugor.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...