14 pacientë në gjendje të rëndë për shkak të COVID-19 në Kosovë

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 174 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe spitalet rajonale, 14 prej të cilëve në gjendje të rënduar, raporton Gazeta Express.

Nga SHSKUK kanë thënë se po vazhdon të ulet numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 3 tetor, në trajtim janë 174 pacientë , 128 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 40 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 17 pacientë

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...