13-vjeçari nga Lipjani që mahniti me zërin e tij në Kosovë Show, po sjell bashkëpunim me këngëtarin e njohur (Video)

PUBLIKUAR

Javën e kaluar në emisionin e udhëhequr nga Shpëtim Desku, Kosovë Show, ishte i pranishëm edhe një mysafir i paftuar, i cili mori zemrat e publikut.

Riad Kërpuzi është vogëlushi 13- vjeçar, i cili u ngjit në skenën e emisionit të lartpërmendur i paftuar, por kishte mahnitur të gjithë me zërin e tij sa që i premtuan një klip, shkruan lajmi.net.

Ai këmbënguli se nuk do të dilte nga skena pa kënduar një këngë, por duket se iu shpërblye mundi.

Nga burime të afërta të Lajmi.net mësohet se djaloshi ka marrë ftesë nga këngëtari Mentor Kurtishi për të filluar përgatitjet e këngës që do të vjen në bashkëpunim nga dyshja.

Iniciativa e Mentorit erdhi pasi dëgjoi zërin e jashtëzakonshëm të Riadit, i cili tha se është fans i madh i Mentorit.

Riadi tregoi se nuk ka mundësi të xhironte një këngë shkaku i kushteve ekonomike, edhe pse dëshira është e madhe.

Por, e mira është se së shpejti do të dëgjojmë bashkëpunimin mes Riad Kërpuzit dhe Mentor Kurtishit. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...