13 të arrestuar në Ballkan për krim të organizuar

PUBLIKUAR

Policia në Bosnjë, Kroaci e Slloveni, arrestoi të hënën 13 persona nën dyshimin për “vjedhje identiteti”, duke konfiskuar armë dhe dokumente të falsifikuara, në një goditje ndaj krimit në Ballkan.

Autoritetet boshnjake thanë se kanë arrestuar tetë persona përfshirë edhe një oficer policie në Banja Llukë, Gradishkë dhe Sanski Most, ndërsa tre veta u arrestuan në Kroaci dhe dy në Slloveni, transmeton Zëri i Amerikës.

“Gjatë bastisjeve në secilin prej këtyre vendeve, policia konfiskoi armë, një numër të konsiderueshëm të dokumenteve të falsifikuara, telefona celularë dhe kartela telefoni, kompjuterë dhe pajisje fotografike”, thuhet në një komunikatë të ministrisë se Brendshme të Bosnjës.

Agjencitë boshnjake të sigurimit kanë shtuar bashkëpunimin me fqinjët në luftën kundër krimit të organizuar si pjesë e përpjekjeve të vendit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Të dyshuarit kanë përfituar mijëra euro duke vjedhur të dhënat personale të boshnjakëve që jetojnë jashtë vendit dhe duke falsifikuar karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që u janë shitur bandave kriminale në Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Slloveni e Bullgari, thanë autoritetet në Bosnjë.

Krimi i organizuar mori hov në Ballkan gjatë luftërave të viteve të 90-ta që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, duke krijuar rrjete të sofistikuara që shfrytëzuan kufijtë e brishtë, teprinë e armëve të lira dhe sistemet politike e të sigurisë të dërmuara nga korrupsioni.

SHIKO MË SHUMË

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...