1200 studentë, peng i mosmarrëveshjeve mes MASHT-it dhe Agjencisë së Akreditimit

PUBLIKUAR

00_12_1407478570456345959
Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të njohë diplomat e këtyre studentëve, të cilët kanë studiuar gjatë periudhës së reformimit të fakultetit, e që diplomat u janë interpretuar si të pavlefshme.
Rreth 1 mijë e 200 studentë, të tetë drejtimeve lëndore në Fakultetin e Edukimit ndjekin programe studimi, të cilat nuk janë akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA), shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të njohë diplomat e këtyre studentëve, të cilët kanë studiuar gjatë periudhës së reformimit të fakultetit, e që diplomat u janë interpretuar si të pavlefshme.

AKA-ja qëndron prapa vendimit që këto programe nuk janë të akredituara dhe as që do të akreditohen, ndërsa ekspertët e arsimit janë të mendimit se ministri i Arsimit, Ramë Buja, përveç që ka marrë një vendim të paarsyeshëm, ka bërë edhe shkelje të ligjit.

Programet e studimit: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA), Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA), Fizikë – Kimi (BA), Biologji – Kimi (BA), Matematikë – Informatikë (BA), Teknologji informative (BA), Histori – Edukatë Qytetare (BA), dhe Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA), janë programe të cilat kanë marrë pëlqimin nga Agjencia e Akreditimit, për periudhën njëvjeçare.

“Akreditohen për një periudhë njëvjeçare në Prishtinë (1 tetor 2010 – 30 shtator 2011) me kusht të transferimit të tyre në departamentet përkatëse në UP”, thuhet në vendimin e Agjencisë. Ferdie Zhushi, e cila drejton Bordin e Agjencisë së Akreditimit, ka thënë se AKA-ja nuk i ka akredituar këto programe, dhe se institucioni të cilin e drejton qëndron prapa vendimit për mosakreditim të atyre programeve./Rajonipress.com/.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...