1200 refugjatë zhvendosen me autobusë në kufi me Shqipërinë

PUBLIKUAR

Autoritetet greke zhvendosën mbrëmjen e së dielës grupe të mëdha të refugjatëve nga Porti i Elefsinës, drejt qytetit verior grek të Janinës, në kufi me Shqipërinë. Sipas burimeve greke refugjatët filluan të arrijnë në aeroportin e vjetër ushtarak, në Kacikas, me 26 autobusë. Burimet greke flasin se autobusët mbanin rreth 1200 refugjatë të cilët kishin zbarkuar në ishujt e Egjeut dhe më pas ishin transportuar në Portin e Elefsina-së.

Strehimorja në ish aeroportin ushtarak në Janinë ishte përgatitur këto ditë nga forcat ushtarake greke , por kushtet janë të ndryshme dhe të vështira, raporton Oranews.

Kjo, pasi ky kamp në fushë të hapur nuk ofron kushte si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon, ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve.

Sipas burimeve greke refugjatët janë pritur nga përfaqësues të Bashkisë së Janinës, anëtarët e Kryqit të Kuq dhe organizatat vullnetare, ekipe të ndihmës mjekësore, dhe janë shoqëruar nën një mbikëqyrje të madhe policore.

Shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore. Me ardhjen e refugjatëve, sipas autoriteteve vendore në Janinë menjëherë ka filluar edhe i procesi i regjistrimit. Bashkia e Janinës u bëri thirrje banorëve të shprehin solidaritetin në ndihma me ushqime ndërkohë që priten grupe të reja të refugjatëve.

Sipas mjeteve greke t ë informimit grupet e para të refugjatëve që u zhvendosën këto ditë nga portet greke në zonat e rajonit të Janinës, kërkojnë të transferohen drejt Athinës për të udhëtuar më pas drejt vendeve të tjera perëndimore.

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...