Ramiqi: Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi, pushteti po jep alarme false

PUBLIKUAR

“Asnjëherë shqiptari nuk do të ngris dorë kundër një shqiptari tjetër. Por sa herë ka probleme politike, pushteti mundohet ta zhvendosë vëmendjen përmes këtyre alarmeve”

Kryetari i LISBA, Fuad Ramiqi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk ka gjasa që vendi të jetë arenë e ndonjë sulmi terrorist, duke e adresuar alarmin për mundësinë e një të tilli këtë fundjavë diku tjetër.

Ai ka deklaruar se me shumë mundësi ai është pjellë e pushtetit, për të larguar vëmendjen nga zhvillimet politike në vend, njofton Klan Kosova.

“Në Kosovë shumë po flitet për armiqtë dhe ndodhitë, por asnjëherë nuk ka ndodhur sulm kundër një shqiptari të besimit katolik, apo ndonjë objekti fetar. E kam marrë me dyshim alarmin për sulm terrorist në vend, sepse e di disponimin e popullit shqiptar. Asnjëherë shqiptari nuk do të ngris dorë kundër një shqiptari tjetër. Por sa herë ka probleme politike, pushteti mundohet ta zhvendosë vëmendjen përmes këtyre alarmeve. Jam i bindur që në Kosovë nuk ka mundësi të ketë sulme terroriste”.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...