103-vjeçarja nga Istogu del në votime

PUBLIKUAR

Njëra nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.

Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në Facebook.

 

Foto: Januz Shatri, publikuar në Facebook

Timë Shtari (Nëna Timë), u bë personazh i njohur për publikun pasi ajo erdhi me një rrëfim tejet interesant për jetën e saj në T7, dhënë gazetares Syzana Hajradini. Gruaja 103-vjeçare kishte rrëfyer se familja e kishte fejuar kur ishte 1-vjeçe.

Kronikën e saj mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në orën 12:00 kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë. Ndërsa, vazhdimisht po bëhet thirrje për të dalë në votime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...