10 mijë euro shtesë për dy vjet, Gashi: As nuk e dija që na takonin, para 10 vitesh hoqa dorë nga pagesa për udhëtim

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi u tha se për dy vjet kishte shpenzuar mbi 10 mijë euro para të shtetit për udhëtim. Gashi përmes një postimi në Facebook tha se në mandatin e tij të parë si deputet ka jetuar në Pejë.

Gashi thotë se atë kohë s’e kishte ditur se me para të shtetit po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit. Ai tha se në mandatin e tij të dytë e ka njoftuar Kuvendin se po jetonte në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

“Mandati im si deputet i Kuvendit të Kosovës është i pesti me radhë. Gjatë mandatin tim të parë, kam jetuar në komunën e Pejës. Në atë kohë, për pjesën dërmuese të deputetëve, apo ata që jetonin jashtë kryeqytetit, Sekretariati i Kuvendit të Kosovës kishte vlerësuar se duhet t’iu paguhen shpenzimet e udhëtimit. Thënë të drejtën, asokohe as nuk e dija që na takonte një gjë e tillë, gjë që e kam kuptuar me shumë muaj vonesë”, ka shkruar Gashi.

“Mirëpo, nga mandati im i dytë e tutje unë jetoj në Prishtinë. Dhe nga dita ime e parë e mandatit tim të dytë, e kam njoftuar Sekretariatin e Kuvendit të Kosovës që tash e tutje jetoj në kryeqytet dhe se normalisht lirohem nga pagesa e udhëtimit”, ka shtuar ai.

Gashi tha se me vullnet dhe pa presion të opinionit publik, kishte hequr dorë nga pagesa e shpenzimeve të udhëtimit para 10 vitesh.

“Për të qenë edhe më konkret; me vetëdije e ndërgjegje të pastër, në harmoni me normat e etikes, me vullnetin tim të lirë dhe pa presionin e opinionit publik, unë kam njoftuar e kërkuar, si dhe jam liruar nga pagesa e shpenzimeve të udhëtimit që nga dita ime e parë e mandatit tim të dytë – para 10 vitesh, apo që nga koha që unë jetoj në Prishtinë”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...