10 klubet më të pasura në botë, prin Manchester City

PUBLIKUAR

Futbolli anglez jo vetëm që është më i preferuari në të gjithë botën, por edhe futbolli më i paguar. Man City është vlerësuar si më i pasuri në botë, Reali i gjashti ndërsa Bayern Munich mbyll top 10’shen.

Në një klasifikim nga “Soccerex Football Finance 100”, që analizon vlerën e futbollistëve në treg, pronat që kanë skuadrat, llogaritë bankare, fuqinë e investimit, si edhe borxhet, zbulohen cilat janë klubet më pasuara në të gjithë botën.

Në klasifikimin prej 100 klubesh dhjetëshen e parë e dominojnë skuadrat angleze, me Manchester City në krye.

Pas saj renditen londinezët e Arsenal, ndërsa një vend në podium ka Paris Saint German.

Vendi i katërt për një tjetër britanike, Tottenham. Kinezët e Gunagzhou Evergrande renditen në vendin e pestë, ndërsa pas tyre janë Real Madrid dhe Manchester United.

Barcelona renditet në vendin e 13-të, ndërkohë që skuadra më e pasur nga futbolli italian është Juventus, me rreth 1.3 miliard euro.

Chelsea renditet në vendin e 9, ndërsa pas tyre është Bayern Munchen.

Ndërkohë sa i përket skuadrave të tjera italiane, Napoli renditet në vendin e 26-të, Inter në vendin e 30, Milan në vendin e 34 dhe Roma në vendin e 51. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...