​1 shtatori, nis viti i ri shkollor në Kosovë

PUBLIKUAR

Në arsimin parauniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24. Për dallim nga viti i kaluar kur pati grevë, këtë vit do të nisë me telashe sa i përket pajisjes me libra për të gjithë nxënësit.

Ishte Ministria e Arsimit që pak ditë para fillimit të vitit shkollor njoftoi se do të ndahen mjete për prindërit e nxënësve në mënyrë që ato të shpenzohen për blerjen e librave.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga sindikata e arsimit, prindërit dhe opozita, të cilët e kanë quajtur “eksperiment të gabuar” vendimin e MAShTI-t.

Ndryshe, Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008. Por, vendimi i sivjetmë, sipas këtij dikasteri, erdhi për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, pasi “shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre”.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi këta të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar, për çka qeveria ka ndarë rreth 13 milionë euro.

Vetë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar të enjten se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të prindërve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht, e që janë mbi 81 mijë përfitues.

Sipas saj, numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë. Ajo ka thënë po ashtu se pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

Ndërkaq, KosovaPress ka raportuar dje se shumica e nxënësve nuk janë pajisur me tekstet shkollore. Pjesa dërrmuese e prindërve me të cilët kanë biseduar ekipet e Agjencisë kanë deklaruar se ende nuk i kanë blerë të gjithë librat shkollor, derisa përgjithësisht të njëjtit janë deklaruar kundër vendimit të MAShTI-t, duke thënë se po u duhet të enden nga një librari në tjetrën.

Një problem tjetër që doli në pah pas vendimit të MAShTI-t ishte edhe mungesa e librarive në shtatë komuna të vendit, gjë që vështirësoi shumë furnizimin me tekste shkollore për prindërit përkatës.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...