1 Qershori festohet edhe në Lipjan me Program për Fëmijë

PUBLIKUAR

Në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan është mbajtur një aktivitet  për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Shumë qytetar lipjanas ishin mbledhur përgjatë sheshit për ta përcjellë këtë aktivitet. Ishin fëmijët ata që e bënin madhështore këtë ngjarje.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, e cila shënohet në kuadër të komunës së Lipjanit “ java e kulturës”, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, priti sot në sallën e kuvendit të komunës së Lipjanit, nxënësit e shkollës “ Vëllezërit Frashëri” të shoqëruar nga mësuesja Merita Zeqiri.

Në këtë rast, kryetari Ahmeti, përveç se i uroi nxënësit, dhe ndau dekorata me emblemë të komunës, ai po ashtu tha se dita ndërkombëtare e fëmijëve më tepër kërkon vëmendjen tek prindërit, institucionet e gjithë shoqëria më gjerë.

Në anën tjetër nxënësit, përgjatë diskutimit me kryetarin Ahmeti, bënë pyetje dhe recitale të ndryshme në shënim të kësaj dite.

Ndërsa në fund, në bufen e komunës së Lipjanit, u shtrua edhe një koktej rasti.

IMG_4337

1-qershori-Lipjan1

 

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...