1 muaj paraburgim për 10 të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për 10 të pandehurit [N.B., E.B., Q.S., G.K., N.T., M.S., A.H., L.H., M.A. dhe B.U.] për shkak se dyshohen për kontrabandim me migrantë në bashkëkryerje.

Të pandehurit E.B. dhe G.K. dyshohen edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën dyshohet se janë kryer vepra penale  dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe do të pengohej rrjedha  e procedurës penale./ Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...