1.73 euro për një litës, a duhet të hiqet akciza për naftën?

PUBLIKUAR

Ekonomistët e vendit thonë se heqja e akcizës do të ishte zgjidhje për një kohë deri të lirohet nafta, por pushteti thotë se nafta nuk lirohet edhe nëse hiqet akciza, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari pohon se janë duke shqyrtuar rritjen e çmimit por jo edhe heqjen e akcizës

Pas një ulje të lehtë, kosovarët po paguajnë 1.73 euro për një litër naftë. Për të ndryshuar kjo, është propozuar heqja e akcizës nga ana e qeverisë.

Me këtë propozim pajtohen ekonomistët.

Këtë vendim e merr Rozeta Hajdari si e para e ministrisë  së Tregtisë. Ajo këtë të martë kishte një raportim në Kuvendin e Kosovës. Raportimin e kishte me dyer të mbyllura për rezerva shtetërore.

Erdhi 15 minuta me vonesë dhe kjo bëri që ajo të refuzojë të deklarohet.

Shpejt e përfundoi edhe raportimin, por kohë për t’u përgjigjur nuk pati sa të ndalet. Këtë përgjigje dha ministrja kur u pyet për shtrenjtimin  e naftës por heqjen e akcizës tha se as nuk e shqyrton si mundësi.

E nga opozita thanë se kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për qytetarët, por nëse nuk hiqet komplet akciza atëherë do të duhej vetëm disa sektorë siç janë bujqit.

Por, Armend Muja nga VV thotë se me këtë kërkesë po manipulohen qytetarët.

Pasi që edhe nëse hiqet akciza nuk bie çmimi i naftës.

Heqjen e akcizës po e kundërshtojnë edhe vet naftëtarët.

Kryetari i Shoqatës së Natarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se është kategorisht kundër.

Tash e sa muaj çmimi për një litër naftë po ndryshon vazhdimisht.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...