Manchester United edhe zyrtarisht ka nënshkruar me mesfushorin Nemanja Matic
Manchster United dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit serb, Nemanja Matic.
Lojtari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
“Manchester United është i lumtur të ju njoftojë se ka nënshkruar me mesfushorin e Chelseat, Nemanja Matic për tre vite, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar të Unitedit.
Matic besohet se Unitedit i ka kushtuar 50 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari i tretë që i bashkohet skuadrës pas Victor Lindelof dhe Romelu Lukaku. /Express/



