Roma ka kompletuar transferimin e mesfushorit francez, Maxime Gonalons
Skuadra e Romës ka njoftuar se mesfushori francez, Maxime Gonalons ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë katërt vjeçare.
Lojtari është transferuar nga skuadra e Lyonit dhe ka kushtuar 5 milionë euro.
“AS Roma njofton se ka nënshkruar me mesfushorin e Luonit, Maxime Gonalons, për të cilin janë paguar 5 milionë euro”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.
Gonalons është blerja e tretë e Romës, pas Krasdrop dhe Pellegrini. /Express/



