​Zyrtare: Përforcohet Inter

PUBLIKUAR

Inter dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e spanjollit Borja Valero

Fiorentina ka njoftuar se ka shitur mesfushorin spanjoll, Borja Valero te skuadra e madhe italiane Inter.

Valero sot ka kryer me sukses testet mjekësore në Inter dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

“ACF Fiorentina njofton se ka shitur lojtarin Borja Valero në Inter. E falënderojmë Borjan për pesë vite të mrekullueshme dhe i dëshirojmë suksese në aspektin njerëzor dhe profesional”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Valero i ka kushtuar Interit 5.5 milionë euro dhe 1.5 milionë të tjera bonuse.

Spanjolli është blerja e tretë e madhe e Interit gjatë kësaj vere, pas portierit Padelli dhe qendërmbrojtësin Milan Skrinari. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...