Milan ka njoftuar se Ricardo Rodriguez do të transferohet në San Siro
Skuadra e Milanit ka njoftuar se mbrojtësi i majtë i Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez shumë shpejtë do të arrijë në San Siro.
Lajmin e kanë konfirmuar përmes një postimi në Twitter.
“Së shpejti”, shkruan Milan, duke postuar edhe një foto me inicialet e mbrojtësit zviceran.
Rodriguez është përforcimi i tretë i Milanit, pas Mateo Musacchios të Villarealit dhe Frank Kessie të Atalantas. /Express/



