Manchester City e ka zyrtarizuar transferimit e mesfushorit të Melbourne Cityt, Daniel Arzani. Për transferimin e tij, klubi anglez ishte në garë me Juventusin.
Arzani theu rekordin për lojtari më të ri të emëruar në skuadrën e Australisë për Kupën e Botës. Ai ishte gjithashtu lojtari më i ri në këtë turne, transmeton Gazeta Express.
We are delighted to announce the signing of Daniel Arzani from @MelbourneCity! #mancity pic.twitter.com/55SoNc8qRK
— Manchester City (@ManCity) August” class=”redactor-linkify-object”>https://twitter.com/ManCity/st… 9, 2018
19-vjecari thuhet se do të huazohet nga Manchester City për kampionin e Skocisë, Celtic.
“Danieli është bërë një nga yjet më të ndritshme të Australisë dhe e ka dëshmuar punën dhe talentin e tij në Kupën e Botës. Talenti i tij është i nevojshëm për të pasur sukses në nivelin më të lartë”, ka thën drejtori sportiv Brian Marwood. /Gazeta Express/


