​Zyrtare: Man Unitedi ia rinovon kontratën edhe yllit tjetër të skuadrës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Shantazhohet një femër në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Pasi rinovimi i kontratës së Anthony Martialit u bë zyrtar, Manchester Unitedi ka bërë të ditur se edhe qendërmbrojtësi anglez, Phil Jones, ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

Kjo kontratë e re do ta mbajë Jonesin në Old Trafford deri në qershor të vitit 2023 dhe klubi e ka opsionin për t’ia vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër shtesë, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi anglez u transferua në Manchester United më 1 korrik të vitit 2011, kur “Djajtë e kuq” arritën marrëveshje në vlerë prej 19.3 milionë eurosh me Blackburnin.

“Jam shumë i kënaqur që kam nënshkruar kontratë të re. Manchester Unitedi ka qenë pjesë e madhe e jetës time për tetë vjetët e fundit dhe unë e dashuroj gjithçka përreth këtij klubi”, ka thënë Jones.

“Jam i emocionuar për sfidat që i kemi përpara dhe jemi duke u përgatitur për një pjesë të vështirë të sezonit. Dua ta falënderoj Olen dhe stafin e trajnerëve për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”.

Edhe trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është shprehur i kënaqur për kontratën e re që klubi ia ofroi Jonesit.

“Phil e di se çfarëdo të thotë të jesh lojtar i Manchester Unitedit, ai e ka fituar titullin e Premierligës, FA Cup dhe Evropa Ligës. Tani ai është njëri ndër lojtarët me më së shumti përvojë në klub”, ka thënë Solskjaer.

“Ai do t’i mbushë së shpejti 27 vjet dhe kjo është koha kur shumica e mbrojtësve e arrijnë kulmin e karrierës së tyre. Jemi shumë të kënaqur që Phil ia ka besuar të ardhmen e tij klubit tonë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...