Massimiliano Allegri ka vazhduar edhe për tre vite tjera kontratën me Juventusin
Juventus ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin italian MAssimiliano Allegri për vazhdimin e kontratës/
Pas sukseseve në tre vitet e fundit, Allegri ka vendosur ta vazhdojë kontratën edhe për tre vite të tjera, deri më 2020.
“Tashmë është zyrtare: Massimiliano Allegri ka rinovuar kontratën me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2020”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës italiane.
Allegri iu bashkua Juventusit në vitin 2014, ku arriti të fitonte tre herë radhazi titullin e Serie A, tre herë Kupën e Italisë dhe ta dërgonte skuadrën dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, ku dështoi ta fitonte, pasi u mposht nga Barcelona në 2015 dhe nga Real Madrid ditë më parë.
Sipas mediave italiane, me kontratën e re Allegri do të përfitojë prej 7-8 milionë euro në sezon. /Express/



