​Zvoglohet stadiumi Loro Boriçi, avullohen 1500 ulëse

PUBLIKUAR

Pritet që shumë shpejt në Shqipëri të jetë një tjetër stadium i gatshëm për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare

Rindërtimi i stadiumit në Shkodër Loro Boriçi po numëron ditët e fundit të punimeve deri në datën në të cilën do të pritet shiriti dhe do të caktohet ndeshja e parë që do të luhet në të.

Së fundmi, në impiant është bërë edhe emërtimi i tribunave dhe po ashtu i stolave. Si bilanc përfundimtar, ky impiant do të ketë 15919 ndenjëse. Shumë pak në krahasim me premtimin fillestar, që pritej të ishte rreth 20 mijë vendesh, apo edhe me atë zyrtar që u tha se do të kishte 17500 stola për tifozët, shkruan Panorama.

Në krahasim me premtimin zyrtar të dhënë nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, impianti është zvogëluar me 1581 ndenjëse.

Nga përfundimi i punimeve me tribunat, është vënë re një “avullim” i më shumë se 1500 ndenjëseve, që nga premtimi i bërë nga drejtuesit e lartë të institucionit të futbollit në vend.

Momentalisht, ky impiant është duke përmbushur edhe detyrat e fundit që nevojiten për licencimin e tij nga UEFA dhe FIFA, në mënyrë që ky stadium të jetë i gatshëm për të pritur një takim ndërkombëtar.

I radhës për Kombëtaren është sfida e parë e eliminatoreve për në “Rusi 2018”. Më 5 shtator, kuqezinjtë do të presin Maqedoninë dhe deri në atë datë, ky impiant do të jetë plotësisht gati për zhvillimin e këtij takimi.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...