​Zidane e ka identifikuar lojtarin e parë që dëshiron ta blejë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Zinedine Zidane e tronditi të gjithë botën e futbollit të hënën, kur u bë e ditur se ai po kthehej në pozitën e trajnerit të Real Madridit, vetëm 284 ditë pasi kishte vendosur të largohet nga ky post.

Francezi 46-vjeçar u largua nga “Los Blancos” në fund të sezonit të kaluar, pasi e ndihmoi skuadrën e tij t’i fitonte tri tituj të Ligës së Kampionëve radhazi dhe një titull të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Dhe duket se trajneri i Real Madridit nuk është duke humbur aspak kohë për ndërtimin e një skuadre të re. E përditshmja italiane, Gazzeta dello Sport pretendon se N’Golo Kante i Chelseat do të jetë transferimi i parë i Zidane gjatë verës.

27-vjeçari, i cili është kampion bote me Francën, nuk ka kaluar nëpër periudhën e tij më të mirë këtë sezon, me trajnerin e ri, Maurizio Sarrin, veçanërisht pasi që italiani dëshiron që Kante të luajë në një pozitë më sulmuese.

Ish-ylli i Leicester Cityt nënshkroi kontratë të re me klubin londinez në nëntor të vitit të kaluar, që e mban atë në Stamford Bridge deri në vitin 2023.

Kthimi i Zidane në Real Madrid do ta shqetësojë edhe më shumë Chelsean, pasi që tani transferimi i Eden Hazardit në Santiago Bernabeu duket edhe më i mundshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...