​Zbulohet pse Mourinho kishte qarë në autobusin e skuadrës së Interit

PUBLIKUAR

Ish-drejtuesi i Interit, Marco Tronchetti Provera, e ka zbuluar se pse kishte qarë Mourinho në autobusin e skuadrës së Interit, duke thënë se ai kishte qenë shumë i lodhur pas ndeshjes kundër Sienas, kur edhe e kishin fituar titullin e Serisë A.

Në Itali u mbajt një festival, Festival dello Sport, ku figura të ndryshme nga skuadra e vitit 2010 të Interit, që e kishte fituar tripletën, dolën në skenë dhe i shkëmbyen disa ngjarje rreth asaj skuadre, transmeton Gazeta Express.

Ish-drejtuesi i klubit italian, Tronchetti Provera, bëri të ditur se Mourinho kishte qarë në autobusin e skuadrës pas fitores kundër Sienas, kur edhe e kishin siguruar titullin e Serisë A, para se të triumfonin edhe në Ligën e Kampionëve.

“Menjëherë pas ndeshjes kundër Sienas, unë po e kërkoja Mourinhon dhe nuk po arrija të gjej askund. Ai ishte zhdukur. Në fund e gjeta atë të shtrirë në autobusin e skuadrës, ishte i vetëm”, ka thënë Provera.

“Ai ishte plotësisht i rraskapitur. Ne e fituam me të vërtetë titullin e Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër Barcelonës në gjysmëfinale. Ne shkuam në finale të qetë dhe me shumë vetëbesim”,

“Ne tanimë e dinim se kishin arritur diçka të jashtëzakonshme. E kuptuam se mund të triumfojnë në Ligën e Kampionëve kur tifozët e klubit në Inter u bënë aq të zhurmshëm kundër Barcelonës”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...