​Ylli i Real Madridit: Pique i ndryshon fjalët çdo sezon

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Real Madridit, Lucas Vazquez, është përgjigjur ndaj komenteve të rivalit të tij në Barcelonë, Gerard Piques, për Kupën e Mbretit. Vazquez e bëri të qartë se “Los Blancos” synojnë t’i fitojnë të gjitha garat ku marrin pjesët.

Në anën tjetër, Barcelona e ka bërë të qartë se këtë sezon e ka prioritet La Ligës dhe Ligën e Kampionëve. Kjo gjë u dëshmua, pasi që Lionel Messi nuk ishte në skuadër për ndeshjen kundër Sevillës, të cilën katalonasit e humbën me rezultat 2-0, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj disfate, Pique nuk kishte tingëlluar aspak i mërzitur për rezultatin e ndeshje, duke thënë: “Nëse mund ta kthejmë rezultatin në ndeshjen kthyese… mirë. Nëse jo, do të ketë edhe sezone të tjera”

Ndërsa, Real Madridi arriti ta fitojë ndeshjen e parë çerekfinale në këtë garë, duke e mposhtur Gironën me rezultat 4-2, në Santiago Bernabeu. Për Vazquezin, të gjitha garat janë të rëndësishme.

“Këtë vit ata thonë se janë duke e trajtuar Kupën e Mbretit ndryshe, por të kundërtën e kishin thënë në të kaluarën. Ne jemi duke garuar për çdo titull, si gjithmonë”, tha Vazquez kur u pyet nga gazetarët për komentin e Piques.

Real Madridi është dhjetë pikë prapa Barcelonës në tabelën e këtij sezoni të La Ligës dhe shumë njerëz besojnë se ata do ta prioritetizojnë La Ligës dhe Ligën e Kampionëve, mirëpo Vazquez beson se forma e mirë pason me rezultate të mira edhe në garat e tjera.

“Mënyra më e mirë për t’u përballur me Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve është të jesh në formë të mirë në La liga. Paraqitjet e mira nga ato dy ndeshje [kundër Sevillës dhe Gironës] na tregojnë se si duhet të ecim përpara. Do ta japim më të mirën tonë në tri garat”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...