​Ylli i Man Cityt: Menduam se Liverpooli e kishte fituar titullin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Pas disfatës që e pësoi Manchester City javën e kaluar, kundër Newcastle, Bernardo Siva ka bërë të ditur se ata kishin menduar se tashmë e kishin humbur titullin e Premierligës.

Djelmoshat e Pep Guardiolës u mposhtën me rezultat 2:1 nga Newscastle dhe kjo ia dha mundësinë Liverpooli t’i ikte rivalëve për shtatë pikë. Megjithatë, Liverpooli barazoi kundër Leicesterit dhe i humbi dy pikë të rëndësishme, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Kloppit nuk arriti të siguronte fitore as në ndeshjen e së hënës kundër West Hamit, kur gjithashtu rezultati i ndeshjes përfundoi baras. Mes këtyre dy ndeshjeve, Guardiola fitoi kundër Arsenalit dhe kundër Evertonit.

Për momentin, Manchester City radhitet në pozitën e parë në tabelën e Premierligës, mirëpo Liverpooli e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Pas ndeshjes kundër Newcastle, ishin në një situatë shumë të vështirë. Ishin shumë të zhgënjyer, më shumë se gjithçka tjetër. Lojtarët, stafi, të gjithë ishim të pikëllyer sepse të gjithë menduam se e kemi humbur ligën në atë ndeshje”, ka thënë Silva.

“Për fat të mirë, Liverpooli barazoi kundër Leicesterit dhe kjo na dha pak shpresë. Pastaj barazuan edhe kundër West Hami dhe gara u ndez përsëri. Mentalisht, kjo është motivuese për ne. Do të tentojmë ta bëjmë punën tonë dhe të mos veprojmë ashtu si kundër Newcastle”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...