Emre Mor e ka shprehur haptazi dëshirën e tij që një ditë të luaj në Real Madrid
Talenti turk i Borussia Dortmundit, Emre Mor ka thënë se dëshiron që një ditë të jetë yll dhe të luaj në Real Madrid.
“Dua të luaj në Real Madrid, dua të jem një yll. Ëndrra ime është që të luaj në Madrid”, tha Mor për një medium turk, shkruan AS.
Kujtojmë se përveç Mor edhe ylli tjetër i Dortmundit, Aubameyang e ka pranuar se ëndrra e tij është që një ditë të luaj në Real Madrid. /Express/



