​Ylli i Cityt: Do t’i japim fund shpresave të Man Unitedit për titullin e Premierligës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka thënë se ai e adhuron bashkëkombësin e tij, Jose Mourinhos, mirëpo ka paralajmëruar se shpresat e skuadrës së Mourinhos mund të përfundojnë nëse pësojnë disfatë në stadiumin Etihad.

Skuadra e Mourinhos do të përballet me Manchester Cityn sot në orën 17:30 në stadiumin Etihad, ndeshje kjo për të cilën është favorit Manchester City. Kjo fitore është mjaft e nevojshme për “Djajtë e kuq” të cilët nuk e kanë filluar edhe aq mirë sezonin e ri, transmeton Gazeta Express.

Pasi që Manchester Unitedit tanimë është nëntë pikë prapa Manchester Cityt, Silva beson se skuadra e Mourinhos do të duhet ta fitojë ndeshjen e derbit nëse synon t’i afrohet kampionit në fuqi, skuadrës së Pep Guardiolës.

“Mourinhon e përfaqëson vendin tonë në mënyrën tonë më të mirë. Është një gjë e mirë për ne, si vend i vogël, që kemi njerëz si Cristiano Ronaldo dhe Mourinho na përfaqësojnë në nivelin tonë më të lartë. Jam si të gjithë portugezët që e adhurojmë Mourinhon”, ka thënë Silva.

“Por, sa pikë është Unitedi prapa nesh? Mendoj se nëntë. Dhe mendoj se, duke e shikuar garën për titull, është më e vështirë për të garuar për titullin e Premierligës, në krahasim me Liverpoolin, Chelsean, Manchester Cityn, Tottenhamin apo edhe Arsenalin”.

“Mendoj kështu jo sepse Manchester Unitedi nuk ka skuadër të mirë, por sepse tanimë është shumë e vështirë për ta. Do të ishte edhe më e vështirë nëse do të jenë 12 pikë prapa nesh, kështu që ne do tentojmë ta bëjmë këtë gjë”.

‘Ne do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen, jo vetëm për të qenë më larg Unitedit, por edhe për ta mbajtur pozitën e parë. Ne duam të mbetemi sa më larg Liverpool, Chelseat dhe prentendetëve të tjerë për titull”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...