​Ylli i Ajaxit: Dua të luaj kundër Barcelonës dhe jo për ta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Ofertat e Barcelonës për mesfushorin e Ajaxit rezultuan të jenë të pasuksesshme pasi që ylli i skuadrës holandeze, Frenkie de Jong, ka vendosur të qëndrojë te klubi i tij, pasi që thotë se dëshiron të luaj kundër klubit katalonas dhe jo për ta.

Klubi holandez, Ajax, arriti të kualifikohej për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas ndeshjes të së martën kundër Dynamo Kyivit, të cilët e fituan me rezultat të përgjithshëm 3-1, përcjell Gazeta Express.

Performancat e De Jongut për Ajaxin ia kishin tërhequr vëmendjen e Barcelonës. Sezonin e kaluar në Eredivisie, De Jong nuk arriti të shënojë asnjë gol, por i krijoi 28 raste për gol, si dhe i bëri shtatë asiste.

Më herët raportohej se Ajaxi kishte arritur marrëveshje me Barcelonën për t’ia shitur mesfushorin për 50 milionë euro në rast se ata nuk arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ata u kualifikuan, kështu që De Jong do të qëndrojë në Holandë.

“Ndoshta ndonjëherë do të shkoj në Barcelonë, por jo këtë sezon, Jam duke qëndruar në Ajax. Unë mendoj se ky vit do të jetë shumë i mirë”, ka thënë De Jong.

“Do të doja shumë të luaja me Ajaxin kundër Barcelonës. Skuadra jonë është e mirë dhe ne e merituam të arrijmë në fazën e grupeve. Tani do ta mësojmë se çfarë mund të arrijmë në Ligën e Kampionëve”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...