​Xavi: Në Katalonjë mësohesh ta urresh Real Madridin!

PUBLIKUAR

Baghdad Bounedjah, bashkëlojtar i Xavit në klubin Al Sadd, ka bërë të ditur se ish-mesfushori i Barcelonës i ka treguuar atij se në Katalonjë, të gjithë mësohen ta urrejnë Real Madridin.

Sulmuesi algjerian ka luajtur së bashku me Xavin dhe tre vjetët e fundit dhe me Gabin për gjashtë muajt e fundit. Gjatë kësaj kohe, ish-ylli i Barcelonës dhe ish-ylli i Atletico Madridit  u kanë folur bashkëlojtarëve të tij për rivalitetin ekstrem që ekziston mes Real Madridit dhe klubeve të tjera spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Natyra e këtyre bisedave mes lojtarëve të Al Saddit kishte qenë e panjohur për publikun deri në këtë moment, pasi që tani Bounedjlh, në një intervistë, i ka zbuluar ndjenjat e Xavit dhe Gabit për Real Madridin.

“Asnjërit prej tyre nuk u pëlqen Real Madridi. Xavi më ka treguar se në Katalonjë, ata mësohen ta urrejnë Real Madridin dhe rriten me këto ndjenja”, ka bërë të ditur Bounedjah.

Xavi dhe Gabi i ndihmuan bashkëlojtarit të tyre nga Algjeria ta fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në Evropë përgjatë vitit 2018, me plot 58 gola të shënuara, duke i lënë pas vetes futbollistë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Mohamed Salah. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...