​Williani qëndron në Chelsea

PUBLIKUAR

Sulmuesi brazilian, Willian, ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë në Chelsea, duke refuzuar kështu ofertat nga Manchester Unitedi dhe Barcelona.

E ardhmja e Willianit me Chelsean është vënë në dyshim këtë verë pas interesimit nga klubet si Manchester Unitedi, Barcelona dhe Real Madridi. Për më tepër, ai nuk është kthyer në kohë te skuadra e Chelseat, gjë për të cilën trajneri Sarri ka qenë i pakënaqur me brazilianin, përcjell Gazeta Express.

Por, tani është qartësuar gjithçka dhe Williani ka vendosur të mos largohet nga klubi londinez.

“E kam bërë të qartë që jam shumë i lumtur me Chelsean. Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem nga klubi. Kjo është një epokë e re, me një trajner të ri dhe kam pasur biseda me të vërtetë të këndshme me të. Kështu, që shpresoj se do t’i shijojmë shumë fitore së bashku”, ka thënë Willian. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...