​Vidal flet për përleshjen me Kimmich, tregon çka i tha (Video)

PUBLIKUAR

Arturo Vidal ka thënë se ende janë shokë pas përleshjes me Joshua Kimmich

Dy futbollistët e Bayern Munichut, Arturo Vidal dhe Joshua Kimmich nuk e njohin njëri tjetrin kur luajnë për kombëtaret e tyre.

Kjo ka ndodhur në finale e mbrëmshme të Kupë së Konfederatave, ky të dy janë përleshur me njëri tjetrin, pas një fjalosje që Kimmich fillimisht e kishte me portierin e Kilit, Claudio Bravo.

Kiliani Vidal ka thënë se këtë e kanë bërë në afekt dhe insiston se ende është shok me Kimmich.

“Ishte luftë e mirë. Ne ishim të nxehur dhe kshim diçka për të qartësuar. Nuk jemi takuar pas ndeshjes, por do të shihemi pas 20 ditësh”, tha fillimisht Vidal për Bild.

“Unë i thash Kimmich që të fliste më pak dhe të luante më shumë. Por, është në rregull, ne ishim të nxehur. Ne vazhdojmë të jemi shokë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...