Marco Verratti beson se Thiago Silva dhe Sergio Ramos janë dy qendërmbrojtësit më të mirë në botë
Mesfushori italian, Marco Verratti gjatë një interviste për Goal.com, ka thënë se Thiago Silva dhe Sergio Ramos janë dy mbrojtësit më të mirë.
Thiago Silva? Ai është impresionues. Ai është një nga dy mbrojtësit më të mirë në botë së bashku me Sergio Ramosin”, tha Verratti.
“Në këtë listë mund të përfshija edhe Chiellinin dhe Bonuccin, por ata kanë nevojë për njëri tjetrin”. /Express/


