​Tronditet bota e sportit, vdes Nicky Hayden

PUBLIKUAR

Nicky Hayden nuk ia doli të mbijetonte në garën më të vështirë të jetës, duke humbur betejën ku ishte prej ditësh në një spital italian, pas një aksidenti që rezultoi fatal.

Piloti i njohur i garave me motorë u plagos rëndë në kokë në 17 Maj në zonën e Mizano-Adriatiko ndërsa udhëtonte me biçikletë, dhe lëndimet e shumta sollën ndarjen para kohe nga jeta.

35 vjeçari që fitoi titullin kampion bote në vitin 2006 dhe ofroi për sezone me radhë rivalitet me pilotë më të mirë si Rosi, Biaggi dhe Lorenzo, u aksidentua nga një shofer që në ditët në vijim, u konfirmua se nuk ishte fajtor.

Trupi i Nicky Hayden u dëmtua gjatë përplasjes me hemoragjinë cerebrale si problemin më të rëndë që i mori dhe jetën.

Amerikani zhvilloi në total 218 gara që prej debutimit në vitin 2003 me Hondën. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...