​‘Transferimi i Coutinhos në Barcelonë vetëm çështje kohe’ (Foto)

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho është dëshira kreyesore e Barcelonës për të zëvendësuar të larguarin Neymar

Joey Barton insiston se kalimi i Philippe Coutinhos nga Liverpool në Barcelonë është vetëm çështje kohe, sepse dëshira e lojtarit është për t’u larguar.

Ai tha se për këtë nuk mund të fajësohet lojtari, pasi Liverpool nuk e ka fituar titullin e Premirligës për më shumë se 20 vite.

“Ai dëshiron të largohet dhe nëse e shikoni gjendjen e Liverpoolit dhe 140 milionë eurot që ofron Barcelonë, atëherë është vetëm çështje se kur do të kalojë në Barcelonë”, tha Barton për Talksport.

“Ai ndoshta është rritur duke menduar që një ditë të luajë për Barcelonën. Nuk është mungesë respekti për Liverpoolin, por brazilianët rritenë duke shpresuar që një ditë të luajnë atje”, vazhdoi ai.

“Ky nuk është LIverpooli i 80-tave, është Liverpooli që nuk e ka fituar asnjë titull të Premierligës për më shumë se 20 vite, dhe për këtë nuk mund ta fajësoni Coutinhon”, tha në fund ai.

Në listën e Barcelonës janë edhe Ousmane Dembele dhe Angel di Maria. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...