​“Titujt më të rëndësishëm se golat”

PUBLIKUAR

Juventus ka deklasuar rivalin e qytetit Torinon duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0

Edhe në këtë ndeshjes sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala kishte paraqitje fantastike, duke shënuar dy gola.

Por, argjentinasi insiston se trofetë janë më të rëndësishëm se sa golat e tij.

“Jam në formë të jashtëzakonshme dhe skuadra po më ndihmon shumë. Ne luajtëm mirë, por sezoni sapo ka filluar dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, tha Dybala për Sky Sport Italia.

“Golat janë të mirë, por më të rëndësishëm janë titujt me skuadrën. Ne duam të fitojmë të tre titujt në tre garat ku marrim pjesë”.

Dybala në gjashtë javët e para të Serie A ka shënuar 10 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...