​Tifozët e Real Madridit bënë thirrje raciste ndaj Dembeles

PUBLIKUAR

Në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, Barcelona e turpëroi Real Madridin në shtëpi, duke fituar me rezultat 3:0. Katalonasit u kualifikuan në finale të këtij turneu, me rezultat të përgjithshëm 4;1.

Sado zhgënjyes që ishte rezultati i “Los Blancos” në atë ndeshje, disa lajme të tjera, të cilat po bëhen të ditura tani, pas ndeshjes, e kanë kapur edhe më shumë vëmendjen e mediave botërore, transmeton Gazeta Express.

Televizioni i famshëm sportiv, ESPN, po raporton se disa tifozë, të pranishëm në tribunat e Santiago Bernabeut, kishin bërë thirrje raciste ndaj sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembeles.

Francezi ishte viktimë e tifozëve të Real Madridit, të cilët po bënin zhurmë si majmunë, duke e diskriminuar kështu Dembelen për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

Gjatë kësaj ndeshje, tifozët e Real Madridit e kishin ofenduar edhe qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Piquen. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...