Tifozët e Chelseat i kanë dërguar mesazh të qartë trajnerit të ri të klubit, Maurizio Sarri, duke i kërkuar, përmes një sondazhi, t’i japë më shumë mundësi për ta dëshmuar veten lojtarëve të rinj në klub, nga akademia.
Sarri e ka filluar sezonin e tij të parë me Chelsean në Stamford Bridge në mënyrë të mrekullueshme dhe tani janë me pikë të barabarta me klubin në vendin e parë, Manchester Cityn, dhe me Liverpoolin, përcjell Gazeta Express.
Por, përkundër rezultateve të mira që ka sjellë trajneri i ri dhe ndryshimeve të shpejta në stilin e lojës, ia nuk i ka dhënë mundësi deri më tani lojtarëve të dalë nga akademia e klubit. Roben Loftus-Cheek e ka humbur vendin e tij në skuadrën e Anglisë, pasi që ka luajtur vetëm 99 minuta këtë sezon me Chelsean, por ai ka pësuar edhe disa lëndime.
Cheek pritet të transferohet si huazim në janar në Crystal Palace, ndërsa mbrojtësi Andreas Christensen ka bërë të ditur këtë javë se nuk është i kënaqur që e ka humbur vendin në skuadrën e Chelseat, duke thënë se mund të largohet nëse kjo situatë nuk përmirësohet.
Në sondazhin vjetor të anëtarëve, ku votuan rreth 300 tifozë të Chelseat, u bë e qartë se ata dëshirojnë që trajneri t’iu ofrojë lojtarëve të rinj më shumë mundësi për ta dëshmuar talentin e tyre. /Gazeta Express/


