​Synimi i ri i Ronaldos do t’i befasojë të gjithë

PUBLIKUAR

Cristiano Roanldo ditë më parë fitoi Topin e Artë, duke u barazuare me Leo Messin me nga pesë sosh

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të jetë vetëm lojtari më i mirë në botë, por edhe më i paguari.

Për momentin Ronaldo është në vendin e tretë në këtë pikë, pas Leo Messit të Barcelonës dhe Neymar të PSG-së.

Por, ai po tundohet shumë nga ideja për të kërkuar një rritje të pagës në procesin e rinovimit të kontratës me Real Madridin, shkruan Marca.

Herën e fundit që Ronaldo ka rinovuar kontratën me Realin ka qenë në vitin 2016 dhe që nga ai moment nuk është folur në asnjë moment për zgjatjen e mëtejshme të saj, duke qenë se data e skadimit të saj është 30 qershori i 2021.

Pas triumfit për Topin e Artë dhe në Kupën e Botës për Klube, portugezi dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re, e cila do ta bënte lojtarin më të paguar dhe do t’i mundësonte atij të pensionohej në Santiago Bernabeu. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...