Antonie Griezmann është grumbulluar me Kombëtaren e Francës, para dy ndeshjeve të ardhshme
Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann po vazhdon shkëlqimin e tij edhe me Kombëtaren e Francës.
Ai në stërvitjet e sotme ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm, i cili ishte edhe gol i fitores.
Griezmann gjatë kësaj vere mund të largohet nga Atletico Madrid, pasi për të interesim ka shprehur Manchester United, skuadër e cila pritet të paguaj 100 milionë euro.
Franca gjatë 11 ditëve do të zhvillojë tre ndeshje, miqësoret ndaj Paraguait 2 qershor dhe Anglisë 13 qershor, ndërsa me 9 qershor do të luaj ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. /Express/


