​Suarez për kthimin e mundshëm në Anfield: Të gjithëve do t’u pëlqente të luajnë për Kloppin

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se ai do të ishte i kënaqur po ta kishte mundësinë të luante për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, por e pranon se kjo gjë ka shumë pak gjasa të ndodhë së shpejti.

Suarezi kishte qenë njëri ndër lojtarët e preferuar të tifozëve në Anfield, pasi i kishte shënuar 69 gola në 110 paraqitje për Liverpoolin. Ai u transferua në vitin 2011 nga Ajaxi dhe ishte golashënuesi më i mirë në sezonin 2013/14, kur Liverpooli kishte qenë shumë afër shpalljes si kampion, transmeton Gazeta Express.

Statistikat e tij si golashënues janë përmirësuar edhe më shumë që kur u transferua në Barcelonë. 31-vjeçari i ka shënuar 125 gola në 149 ndeshje, falë edhe ndihmës të njërit prej futbollistëve më të talentuar të të gjitha kohëve, Lionel Messit.

“Për momentin unë dhe Kloppi punojmë për dy klube të ndryshme, kështu që për momentin nuk kam çfarë të them për këtë gjë. Por, po, çdo lojtar do të donte të stërvitej nga një trajner si ai”, ka thënë Suarez.

“Kushdo që ka luajtur ndonjëherë për Liverpoolin mbetet gjithmonë i lidhur për këtë klub, për tëre jetën e tyre. Ekipi i tyre tani po luan futboll të mrekullueshëm dhe unë jam shumë i interesuar ta shoh çfarë do të  bëjnë këtë vit. Mendoj se mund të presim shumë nga ta”.

Liverpooli është për momentin lider i Premierligës, pasi që ka katër pikë më shumë se klubi në pozitën e dytë në tabelën e ligës angleze, Manchester City.  Nëse arrin ta mbajë këtë pozitë deri në fund të sezonit, Liverpooli do të shpallet kampion për herë të parë që nga viti 1990. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...