​Suarez e qorton Dembelen: Të jesh futbollist është privilegj, prandaj bëhu serioz

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Para përballjes mes Kombëtares së Uruguait dhe asaj të Francës, Luis Suarez e ka këshilluar bashkëlojtarin e tij në Barcelonë, Ousmane Dembele, duke thënë se të jesh futbollist është privilegj dhe për këtë arsye ai duhet të përqendrohet në futboll.
Në Paris do të takohen përsëri Dembele dhe Suarez pasi që Franca e pret Uruguain për një ndeshje miqësore. Për dallim nga ndeshjet e kaluara kur këta të dy luajnë në të njëjtën skuadër, këtë herë ata do të jenë kundërshtarë, transmeton Gazeta Express.

Ish-lojtari i Dortmundit ka marrë shumë kritika për sjelljen dhe profesionalizmin e tij gjatë këtij sezoni, pasi që është raportuar se ai vonohet në stërvitje, por edhe për ndeshje. Suarezi i ka komentuar këto lajme, duke thënë se Dembele duhet ta ndjekë shembullin e futbollistëve të tjerë në zhveshtoren e Barcelonës.

“Të jesh futbollist është një privilegj i vërtetë. Ai duhet të përqendrohet në futboll”, ka thënë Suarez.

“Ka shumë shembuj të profesionalizmit në zhveshtoren e Barcelonës dhe ai duhet të frymëzohet nga ata”, shtoi ai.

Suarezi nuk është lojtari i parë i Barcelonës i cili flet publikisht për joprofesionalizmin e Dembeles, për shkak të vonesave të tij në stërvitje dhe mospërshtatja me dietat e përcaktuara nga mjekët dhe trajneri i klubit.

Para disa ditëve, Gerard Pique e kishte paralajmëruar Dembelen se ai duhet t’i jetojë 24 orët e ditës së tij si një futbollist, ndërsa legjenda e klubit Carles Puyol ka thënë se Dembele duhet të reflektojë mbi situatën e tij para se të bëhet shumë vonë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...