​Studiuesit anglezë e zbulojnë klubin më të urryer dhe atë më të pëlqyer në Premierligë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

AnalysisFC e ka bërë një hulumtim për të analizuar rivalitetin mes klubeve të Premierligës, përmes pyetjes “Cilin klub të Premierligës e urreni më së shumti?”. Nga ky studim u zbulua se Manchester Unitedi është klubi më i urryer, ndërsa ai më i pëlqyer është Leicester City.

“Djajtë e Kuq”, të cilët kanë arritur ta fitojnë titullin e Premierligës plot 13 herë në epokën e re të kësaj gare. Tifozët e gjithsej 13 klubeve rivale në ligën angleze i votuan ata si një ndër tre klubet që i urrejnë më së shumti, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Leicesteri është votuar si klubi më së paku i urryer nga rivalët e klubit në Premierligë. Ata e kishin fituar titullin e kësaj gare në sezonin 2015/2016 dhe suksesi i tyre shpeshherë cilësohet si një ndër historitë më të bukura kohëve të fundit të futbollit.

Liverpooli është klubi i dytë më i urryer në Premierligë, sipas këtij studimi. Në vend të tretë pozicionohet Tottenhami, ndërsa Chelsea pozicionohet në vendin e katërt, të përcjellë nga klubi tjetër nga Londra, Arsenali.

Manchester City mund ta ketë fituar gjatë kohës së fundit titullin e Premierligës, megjithatë ky klub ende nuk ka arritur ta marrë urrejtjen e tifozëve të klubeve të tjera, pasi që është në pozitën e dhjetë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...