​Spalleti: Oferta e Arsenalit e mashtroi Perisicin

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, insiston se sulmuesi anësor i tij, Ivan Perisic, u mashtrua gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe tani që është mbyllur ky afat, klubi zikaltër duhet ta kthejë kroatin në rrugën e duhur.

Skuadra e Spallettit pësoi disfatë dramatikë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lazios, në kuadër të Kupës së Italisë. Interi u eliminua pas gjuajtjeve të penalltive, ndërsa Perisici u la në stol për të gjithë ndeshjen, transmeton Gazeta Express.

Gjatë afatit kalimtar u raportua se klubi italian e kishte refuzuar një ofertë të Arsenalit për huazimin e kroatit deri në fund të sezonit, me opsionin për ta blerë atë verës për 40 milionë euro. Por, drejtori i Interit, Piero Ausilio, zbuloi se ata nuk kishin marrë asnjë ofertë të përshtatshme.

“Duhet ta kthejmë Perisicin në rrugën e duhur, por edhe Nainggolanin, për shkak të lëndimeve dhe problemeve të tjera. Atij i duhet më shumë kohë në fushë dhe më shumë durim”, ka thënë Spalletti.

“Ndërsa, sa i përket Perisicit, kishte një lajm në treg, por ai është profesionist, e kupton rolin e tij dhe dje veçse e ndryshoi humorin. Gjëra të tilla mund të ndodhin gjithmonë gjatë afateve kalimtare”.

“Lojtari mori një propozim mbresëlënës dhe tundues. Megjithatë, ai e kuptoi pastaj se nuk ishte ofertë e vërtetë dhe se ishte mashtruar, kështu që e bëri një hap prapa. Tani, ai do t’i vazhdoj stërvitjet dhe sapo t’i kthehet vëmendja plotësisht te Interi, ai do të luajë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...