Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, pretendon se sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, është duke u bërë po aq i rëndësishëm për Kombëtaren sa është tani Cristiano Ronaldo për Portugalinë.
Në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin e Leicesterit, King Power Stadium, mes Anglisë dhe Zvicrës, Rashfordi arriti ta shënojë golin e vetëm të ndeshjet duke ia siguruar kështu skuadrës së tij fitoren, transmeton Gazeta Express.
Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në shtëpi në të cilën kishte shënuar Rashfordi. Trajneri Southgate beson se ai është duke dëshmuar talentin e tij dhe duke shfaqur shenja se ai është duke u bërë lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren, përkundër faktit që është vetëm 20-vjeçar.
“Ai është një talent i veçantë. Ne duhet ta mbajmë mend se Harry Kane, në atë moshe, nuk kishte arritur të bëjë as afër të njëjtat paraqitje për Tottenhamin”.
“Ti mund ta krahasosh atë, Rashfordin, me lojtarët e tjerë të rinj që po vlerësohen si më të mirët”.
“Disa nga driblimet dhe gjërat tjera që bënte Ronaldo në atë moshë ishin të mrekullueshme, por Ronaldo nuk arrinte të shënonte numrin e njëjtë të golave, si Rashfordi tani”.
“Për këtë arsye, duhet t’i japim Marcusit më shumë kohë për t’u zhvilluar. Ai ka luajtur shumë ndeshje, edhe pse ndoshta jo si titullar, por jam i lumtur që ai po shkon në klubin e tij me plot besim”. /Gazeta Express/


