​Solskjaer zbulon kontratën e tij

PUBLIKUAR

Ole Gunnar Solskjaer është i lirë ta marrë përfundimisht pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit, pasi sugjeroi se kontrata e tij me klubin norvegjez, Molde, tashmë ka skaduar.

Solskjaer u emërua në pozitën e “Djajve të kuq” më 19 dhjetor, duke e lënë përkohësisht punën e tij si trajner i klubit norvegjez, Molde. Kontrata e norvegjezit me Manchester Unitedin është e vlefshme deri në maj të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Solskjaer i ka fituar 13 ndeshje dhe i ka barazuar dy të tjera, që kur u emërua në këtë pozitë. Disfata e tij e vetme erdhi në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kur Paris Saint-Germaini fitoi me rezultat 2:1 në Old Trafford.

Edhe pse mediat angleze sugjerojnë se Solskjaer do ta fitojë pozitën e trajnerit edhe përtej këtij sezoni, duke folur për mediumin norvegjez, Fotballklubben, ai sugjeroi se kontrata e tij me Molden ka përfunduar.

“Nuk jam i sigurt se si funksionon. Mendoj se kontrata ime tashmë ka përfunduar dhe jam nën kontratë me Manchester Unitedit. Mendoj se kemi nevojë për një kontratë të re atje [në Molde]”, ka thënë Solskjaer.

Përkundër që Manchester Unitedi e kishte pasur qëllim ta emëronte një trajner më përvojë dhe famë, pas shkarkimit të Jose Mourinhos më 18 dhjetor, Solskjaer tani është favoriti për ta marrë këtë pozitë, duke i mposhtur deri më tani trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon, dhe atë të Juventusit, Massimiliano Allegrin, transmeton Gazeta Express.

As Pochettino e as Allegri nuk janë kontaktuar nga drejtuesit e Manchester Unitedit për ta marrë pozitën e trajnerit për sezonin e ardhshëm, për shkak që trajneri në detyrë, Solskjaer, ka bërë një punë të mrekullueshme deri më tani.

Ecuria e mirë e Manchester Unitedit ka bërë që ata ta mbyllin distancën prej 11 pikëve nga vendi i katërt dhe tani ata janë vetëm një pikë larg një pozitë kualifikuese për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu, Manchester Unitedi u kualifikua në çerekfinale të FA Cup, duke e eliminuar Arsenalin dhe Chelsean në rrethet paraprake. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...