Bukuroshja Emily Ratajkovski është një fanse e madhe e skuadrës italiane, Roma
Roma vijon të jetë një nga skuadrat më aktive në këtë sezon merkatoje, teksa ka larguar dy nga yjet e skuadrës, Nainggolan dhe portierin Alisson.
Por, ajo ka afruar rreth 10 lojtarë të rinj, që pritet të shtojnë cilësinë dhe konkurrencën në ekip.
Së fundi një shtysë të vërtetë verdhekuqve u ka dhënë edhe modelja e njohur amerikane, Emily Ratajkovski.
Ajo ka pozuar me fanellën “Emrata” (Em-Emily, Rata-Ratajkovski) me numër 10 të Romës, ndërsa ka lënë edhe mbishkrimin “Daje Roma”. /Express/






